POSTIMET E FUNDIT

BSPK pret delegacionin gjerman, theksohet rëndësia e dialogut social

Kryetari i Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Prof. dr. Atdhe Hykolli, priti në takim zyrtar një delegacion nga Ministria Federale për Punë dhe Mirëqenie Sociale e Gjermanisë, të përbërë nga Silvia Beyer dhe Benedikt Bünker, me pjesëmarrjen e përfaqësuesit të Ambasadës Gjermane në Kosovë, Kushtrim Nimani.

Në takim u diskutua për forcimin e dialogut social, zbatimin efektiv të legjislacionit të punës, avancimin e marrëveshjeve kolektive dhe përfshirjen e partnerëve socialë në hartimin e politikave publike.

U theksua se punëtori duhet të jetë në qendër të politikave zhvillimore, ndërsa drejtësia sociale u cilësua si parakusht për stabilitet afatgjatë, njofton kjo sindikatë.

Tutje bëhet e ditur se BSPK ka shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me palën gjermane në shkëmbimin e praktikave evropiane, forcimin e kapaciteteve sindikale dhe promovimin e standardeve të sigurisë në punë.

Delegacioni gjerman vlerësoi rolin e BSPK-së si partner i rëndësishëm social në Kosovë./BS

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB