POSTIMET E FUNDIT

“Bregdeti shqiptar me ujëra të kristalta”

“Skyscanner.it” ka renditur 8 plazhet më të mirë të vendit tonë. Një nga agjencitë ndërkombëtare të turizmit me seli në disa vende të botës në variantin e saj italisht “SkyScanner.it” ka renditur në lupën e saj disa nga plazhet e vendit tonë së fundmi.

Në artikull shkruhet se mund të zbuloni plazhet më të mira të Shqipërisë, ku ju presin rëra e pastër, ujëra të kristalta dhe bukuri bregdetare. Gjeni parajsën tuaj bregdetare me udhëzuesin tonë për 8 plazhet më të bukura të Shqipërisë, për pushime në plazh vetëm pak orë larg Italisë. E para në listë është Saranda, e cila konsiderohet kryeqyteti jozyrtar i Rivierës shqiptare dhe një nga vendpushimet më të mira për plazh ku do të gjeni një shëtitore të gjallë që ofron relaks, argëtim dhe mund të shijoni sporte ujore ose baret e njohura të plazhit.

Më tej “SkyScanner.it” liston Ksamilin. Ku shkruan se plazhi mahnitës dhe piktoresk është një nga destinacionet kryesore bregdetare të Shqipërisë. Duke nënvizuar se gushti është muaji më i ngarkuar, ndaj sugjerohet sezoni i mesëm qe është ideal gjatë muajve të tjerë veror.

Spilleja është një plazh tjetër që sugjerohet nga agjencia ndërkombëtare. Tek ky destinacion në jug të qytetit portual të Durrësit, do të gjeni një hapësirë plazhi me​​ shtrirje rëre prej 8 kilometrash.

Me në veri “SkyScanner.it” liston Velipojën si plazhin e 4-t që premton rërë të pastër ideale për fëmijët dhe familjarët. Nëse kërkoni qetësi Velipoja është plazhi i duhur.

Shumë pranë ndodhet edhe një nga 8 plazhet shqiptare që duhen vizituar që është zona turistike e Shëngjinit. Ky plazh mahnitës ndodhet në bregdetin e famshëm verior të Shqipërisë shkruan “SkyScanner.it”.

Ky bregdet është i mbushur me hotele në njërën anë dhe ujëra të kaltra në anën tjetër: rëra e artë zbret butësisht në detin e cekët dhe të trazuar, duke e bërë atë një destinacion ideal për familjet.

Në vendin e 6 renditet plazhi i Gjipesë ku sipas agjencisë ndërkombëtare të turizmit, nëse jeni duke kërkuar një shije më të egër të natyrës përgjatë bregdetit shqiptar, ky është vendi i duhur për ju.

Jo shumë larg një tjetër sugjerim për pushuesit e huaj është zona e Dhërmiut, si një nga plazhet më të famshme të Shqipërisë, ku mund të ecni mbi hapësirën e guralecëve të zbehtë, shikoni ujërat bruz dhe admironi peisazhin përreth.

Në përmbyllje të sugjerimeve për 8 plazhet më të bukura të Shqipërisë për pushime, agjencia ndërkombëtare e turizmit me seli në disa vende të botës “SkyScanner.it” rendit Borshin.

Me nje shtrirje për 7 km, plazhi me guralecë të bardhë të pastër dhe ujërat bruz të Detit Jon shkëlqejnë në diell, ndërsa në sfond janë dhe ullishtet, dhe kodrat që e bëjnë këtë zonë turistike mjaft të preferuar, transmeton tvklanal, përcjell helveticALForum.ch

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB