2.6 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Braçe jep alarmin: Kuqezinjve u rrezikohet jeta në Serbi

Duhet ti lexosh

Pas fitores 1-0 me Letoninë, Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e radhës në Beograd përballë Serbisë më 11 tetor në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026.

Kur kanë mbetur edhe një muaj nga ndeshja ku do të vendoset fati i Shqipërisë për t’u kualifikuar në Botëror, deputeti i PS-së, Erion Braçe ka ngritur alarmin.

Duke u bazuar te tifozët që ishin të pranishëm në sfidën e mbrëmshme në Beograd, mes Serbisë dhe Anglisë, Braçe thekson se jeta e futbollistëve tanë mund të jetë në rrezik.

Ai i bën thirrje FIFA-s që të marrë masa për këtë situatë, për të mos u lejuar hyrjen në stadium eksponentëve të krimit apo personave që shfaqin rrezikshmëri, transmeton gtema.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit