Shoqata Rajonale e Futbollit (SHFR) Shkodër zhvilloi sot Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore 2026, ku morën pjesë 19 anëtarë të shoqatës, të përfaqësuar nga 27 delegatë. Pika kryesore e rendit të ditës ishte zgjedhja e kryetarit të SHRF Shkodër për katërvjeçarin e ardhshëm. Komisioni i Verifikimit, organi përgjegjës për organizimin e procesit zgjedhor, deklaroi se ishte paraqitur vetëm një kandidaturë, kërkesa për rikandidim nga Lazer Matija. Ai u propozua nga 17 anëtarë të shoqatës. Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore, me unanimitet të plotë, vendosi të rizgjedhë Matijën si Kryetar i SHRF Shkodër për një mandat katërvjeçar. Anëtarët e shoqatës propozuan gjithashtu Armand Dukën si kandidat për President të FSHF-së, i cili u votua unanimisht. Për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së u votua gazetari i njohur dhe autori e drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu.
Anëtarët e SHRF Lezhë propozuan dhe votuan unanimisht Armand Duka si kandidat për President të Federatës Shqiptare të Futbollit. Ndërkohë, si kandidat për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, u votua gazetari i njohur dhe autori e drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, transmeton kjone.




