0.7 C
Zurich
Sunday, November 23, 2025
spot_img
spot_img

Bisedimet në Gjenevë,  Marco Rubio: Më produktivet deri më tani

Duhet ti lexosh

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u shpreh optimist pas atyre që ai i përshkroi si “diskutime më produktive” midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Gjenevë.

“Mendimi im personal është se ne ndoshta kemi pasur takimin më produktiv dhe më të rëndësishëm deri më tani në të gjithë këtë proces që kur u përfshimë”, u tha Rubio gazetarëve.

Ai e përshkroi planin e paqes të presidentit amerikan Donald Trump si një “produkt shumë të mirë” dhe shtoi se ishte “bazuar në pikëpamjet e të gjitha palëve të përfshira”.

Zyrtarët amerikanë dhe ukrainas, tha Rubio, do të takohen veçmas për të përpunuar disa rregullime në plan, me shpresën për të “ngushtuar më tej dallimet”.

Në Gjenevë, bisedimet janë duke vazhduar midis delegacioneve nga SHBA, Ukraina dhe aleatët e saj evropianë, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit