7.5 C
Zurich
Friday, February 13, 2026
spot_img
spot_img

Binjakëzim ndërmjet Termokos dhe FŐTÁV: Hap i ri drejt digjitalizimit dhe dekarbonizimit të ngrohjes qendrore

Duhet ti lexosh

Siç mëson helveticALforum.ch, gjatë një vizite zyrtare njëditore në Budapest, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Hungari, Delfin Pllana, shoqëroi përfaqësuesit e menaxhmentit të Ndërmarrja Publike “Termokos” nga Prishtina në një seri takimesh me drejtuesit e FŐTÁV Zrt., ndërmarrjes së ngrohjes qendrore të kryeqytetit hungarez.

Qëllimi i vizitës ishte thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimi i përvojave profesionale në sektorin e ngrohjes qendrore. Delegacioni nga Kosova pati mundësinë të vizitojë nga afër ambientet teknike të ngrohtores në Budapest, duke u njohur me praktikat më të mira në menaxhimin, modernizimin dhe digjitalizimin e sistemeve të ngrohjes.

Në kuadër të kësaj vizite, U.d. i Kryeshefit Ekzekutiv të NP “Termokos”, z. Kastriot Bllaca, nënshkroi një Memorandum Bashkëpunimi me përfaqësuesit e FŐTÁV Zrt., z. Tibor Orban dhe z. Janos Meszaros. Memorandumi synon binjakëzimin e dy ndërmarrjeve dhe hap rrugë për bashkëpunim konkret në fushat e modernizimit të infrastrukturës, digjitalizimit të shërbimeve, projekteve të dekarbonizimit dhe përdorimit të energjive të ripërtëritshme, si dhe rritjen e mundësive për përfitimin e financimeve dhe granteve ndërkombëtare.

- Reklama -

Ky partneritet strategjik pritet të forcojë kapacitetet institucionale dhe teknike të NP “Termokos”, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e sistemit të ngrohjes qendrore në Prishtinë.

Gjatë qëndrimit në Budapest, përfaqësuesit e NP “Termokos” zhvilluan gjithashtu një vizitë kortezie në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Hungari, ku u pritën nga Ambasadori Delfin Pllana dhe Zëvendësshefja e Misionit, znj. Albana Bylykbashi.

Ambasada rikonfirmoi mbështetjen e saj për iniciativa që promovojnë bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimin e ekspertizës ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Hungarisë, transmeton helveticALforum.ch

- Advertisement -

#AmbasadaRKSHungari

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme