0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Besimtarët në Elbasan kremtojnë Fiter Bajramin, falin namazin në shesh

Duhet ti lexosh

Besimtarët myslimanë festojnë sot  Fiter Bajramin, një nga 2 festat më të rëndësishme në kalendarin e myslimanëve. Ceremoninë e faljes e drejtoi Myftiu Agim Duka. Sipas Dukës, kjo festë simbolizon sakrificën ndaj Zotit, prandaj kërkohet më shumë dashuri midis njerëzve.

“Mbas një muaj sakrifica ndaj krijuesit të gjithësisë sot besimtarët mysliman festojnë festën e Fiter Bajramit, e cila është një festë që në të vërtetë myslimanët gëzohen. Gjej rastin ti uroj të gjithë besimtarët mysliman dhe të gjithë qytetarët e Elbasanit për një ditë sa më  hareshme e sa me te gëzueshme. Qoftë kjo ditë dashurie dhe  paqe ne çdo familje  të besimtarëve myslimanë por edhe me gjerë”, tha Myftiu i Elbasanit Agim Duka.

Referuar ngjarjeve të fundit që kanë tronditur themelet e familjes ai bëri thirrje rikthimin e anës shpirtërore,  për mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave të saj.

Dashuri e me tepër paqe përcollën edhe besimtarët mes njeri-tjetrit të cilët falen namazin ne shesh.

Mijëra besimtarë në Elbasan u mblodhën në sheshin “Gensher” për faljen e namazit, njoton euroewsal.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit