2.6 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

BERZH asiston Shqipërinë për të zhvilluar energjinë e erës në det të hapur

Duhet ti lexosh

Një ndihmë i vjen Shqipërisë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në përpjekjen për të zhvilluar energjinë e erës në det të hapur.

Në programin e miratuar nga Banka theksohet fakti se sistemi energjetik shqiptar dominohet nga hidrocentralet, që përbëjnë rreth 95% të kapacitetit të instaluar të vendit, duke e bërë kështu Shqipërinë vendin me pjesën më të lartë të gjenerimit të energjisë së rinovueshme në Evropën Juglindore.

Sipas BERZH-it, varësia nga sistemi hidro konsiderohet të bëhet më kritike për shkak të ndryshimeve klimatike, me stinë verore kur reshjet janë në sasinë e tyre më të ulët. Shqipëria regjistron nivelet më të larta të importeve, duke qenë se nuk ka reshje të mjaftueshme për të prodhuar energji elektrike nga hidrocentralet.

Diversifikimi i prodhimit përmes centraleve të erës në det të hapur, si teknologji, ka përparësi të tilla si prodhim më i qëndrueshëm dhe i parashikueshëm, si dhe plotësim më i madh sezonal dhe ditor i kërkesës. Eksplorimi i kësaj teknologjie sjell një zhvillim të rëndësishëm dhe koherent të prodhimit të energjisë në vend,” thuhet në dokumentin e miratuar nga BERZH.

Aktualisht, në Shqipëri nuk prodhohet energji nga era, ndërsa në fund të vitit të kaluar pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë mbërritën dy aplikime për ndërtimin e centraleve për prodhim nga ky burim energjie. Të dyja projektet janë parashikuar të zhvillohen në Bashkinë Vau i Dejës.

Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, aktualisht janë vetëm dy kompani të licencuara në prodhimin e energjisë elektrike nga era, por impiantet nuk kanë hyrë ende në prodhim./ Amela Koçerri

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit