-5.1 C
Zurich
Sunday, November 23, 2025
spot_img
spot_img

Berisha zgjidhet zv/president i CDI, Unioni ndërkombëtar i partive të djathta në botë

Duhet ti lexosh

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zv.President i CDI, Union ndërkombëtar që bashkon parti të qendrës së djathtë në botë. Sipas Partisë Demokratike, Berisha u zgjodh gjatë Asamblesë së CDI, të zhvilluar në Sao Paolo të Brazilit, ku po ashtu u zgjodh edhe Presidenca dhe drejtuesit e rinj të këtij Unioni.

Në fjalën pas zgjedhjes, Berisha shprehu mirënjohje për besimin e dhënë dhe e cilësoi këtë detyre si një përgjegjësi të madhe në betejën globale për mbrojtjen e demokracisë.

Jam shumë, shumë i nderuar me besimin që më dhatë. Fuqia ime në jetë është lufta ndaj diktaturave. Kam luftuar kundër diktaturës komuniste, dhe tani unë luftoj kundër një diktature autoritare. Z.President, shumë, shumë vite më parë duke lexuar Samuel Huntington zbulova se nga të gjitha format e diktaturës, më e keqja është mobokracia, vendosja narkodiktaturës, sepse ata nuk ndjekin as rregulla, as ligje dhe ne sot përballemi me të njëjtën gjë. E marr këtë mundësi për t’ju siguruar që me ndihmën tuaj, të miqve tanë, ne do të bëjmë më të mirën. Çdo gjë që nevojitet që kombi im të jetë i lirë dhe të vendosim përsëri sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, demokracinë”, tha Berisha.

Në Presidencë nga Europa janë gjithashtu Kryeministri i Kroacisë Andrey Plenkovic, ish-kryeministri i Sllovenisë Janezs Jansa dhe Kryeministri i Hungarisë, Victor Orban.

Sekretar i Përgjithshëm i CDI është zgjedhur Antonio Lopez-Isturiz White, ndërsa President i CDI u rizgjodh Andres Pastrana

CDI është e përbërë nga 115 parti të qendrës së djathtë nga Europa, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut dhe Azia, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit