POSTIMET E FUNDIT

Berisha mirëpret përfaqësuesit e Ansamblit “Vatra” në kuadër të 30-vjetorit të themelimit

Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, priti sot në një takim miqësor personalitete të shquara të kulturës dhe artit shqiptar në Zvicër, të cilët ndër vite kanë dhënë një kontribut të çmuar në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar në diasporë.

Me këtë rast, në Konsullatë u pritën përfaqësuesit e Ansamblit “Vatra”:

  • z. Lulzim Krasniqi – Drejtor
  • z. Shaban Haliti – Përfaqësues
  • prof. Xhemali Berisha – Drejtor Artistik

Takimi u zhvillua në kuadër të përgatitjeve për shënimin e 30-vjetorit të Ansamblit “Vatra”, një jubile i rëndësishëm që reflekton përkushtimin dhe angazhimin e pandërprerë në fushën e kulturës dhe trashëgimisë sonë shpirtërore në mërgatë.

Manifestimi jubilar do të mbahet të shtunën, më 14 qershor 2025, me këtë program:

  • ⏰ Ora 18:00 – Apéro mirëseardhjeje
  • ⏰ Ora 19:00 – Program festiv

 Vendi: Stadthalle Bülach, Allmendstrasse 8, 8180 Bülach

Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih shpreh mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm të Ansamblit “Vatra” dhe fton të gjithë bashkatdhetarët që të marrin pjesë në këtë ngjarje festive dhe kulturore.

SAM24.info

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB