2.1 C
Zurich
Wednesday, February 4, 2026
spot_img
spot_img

Berisha: Jemi në kilometrin e fundit! Me datën 10, qytetarët do i japin leksionin e merituar këtij regjimi

Duhet ti lexosh

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me qytetarët në degët 1 dhe 3 në Tiranë, ka vënë theksin tek protesta e paralajmëruar më 10 shkurt, duke e cilësuar si një moment vendimtar për opozitën dhe qytetarët.

Ai theksoi se protesta e 10 shkurtit është një marshim që nuk do të ndalet, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë për t’i dhënë, sipas tij, “leksionin e merituar regjimit”.

Do merremi me protestën, do bëjmë gjithçka për suksesin e saj. Do merremi me seksionin, do bëjmë gjithçka për të ngritur në këmbë dhe të jetë sa më i fortë. Do merremi me anëtarësime të reja, do bëjmë gjithçka që të tërheqim të rinj, të reja, qytetarë, idealistë, njerëz me vlera. Do bëjmë gjithçka për të nxitur frymën e revoltës në çdo zemër, në çdo shpirt. Revoltë dhe vetëm revoltë,” u shpreh Berisha, transmeton rtsh.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme