Pas fitores së rëndësishme 1-0 ndaj Romës, një tjetër lajm pozitiv vjen nga kampi i Atalantës.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, është shpallur lojtari i ndeshjes në duelin e zhvilluar në Bergamo.
Paraqitja e tij ishte vendimtare, duke udhëhequr repartin defensiv me siguri, qetësi dhe ndërhyrje vendimtare, që i dhanë Atalantës fitoren minimale ndaj një kundërshtari të fortë si Roma. Ky çmim individual vjen si shpërblim për formën e shkëlqyer të mbrojtësit shqiptar, i cili vijon të jetë një pikë kyçe si për klubin bergamask, ashtu edhe për Kombëtaren shqiptare, transmeton gtema.




