3.2 C
Zurich
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhiqeshin nga interesi i zgjedhësve

EKSKLUZIVE

Presidenti Bajram Begaj ka përmbyllur procesin e konsultimeve me faktorët politikë dhe institucional në lidhje me propozimet për datën e zgjedhjeve të përgjithshme të 2025-ës.

Vetëm Partia Demokratike nuk u përfshi në proces, duke mos dhënë asnjë propozim për datën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Sakaq, vetë Presidenti me atë të një postimi në rrjetin social Facebook, deklaron se nga konsultimet me faktorët politikë, vuri re se opinionet udhëhiqeshin nga interesi më i lartë i zgjedhësve.

- Reklama -

Ai shtoi se caktimi i datës së zgjedhjeve është një sprovë e fuqishme bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe angazhimi i të gjithë faktorëve.

Sot mbylla procesin e konsultimeve me faktorin politik dhe institucional për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2025.

Kompetenca për caktimin e datës së zgjedhjeve i takon Presidentit të Republikës, por unë jam shumë i kënaqur që i gjithë faktori politik parlamentar u përfshi me opinione dhe sugjerime në këtë proces, si drejtpërdrejt me pjesëmarrje në takimet konsultuese, edhe në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet përcjelljes në rrugë të tjera të preferencave partiake.

- Advertisement -

Nga konsultimet vura re se, në tërësi, opinionet udhëhiqeshin nga interesi më i lartë i zgjedhësve dhe jo nga përllogaritjet meskine që priten rëndom në raste të tilla. Konvergjenca e mendimeve, përtej dallimeve në qëndrimet politike, ishte shfaqja më domethënëse e kësaj konsulte.

Caktimi i datës së zgjedhjeve për mua nuk është thjesht një detyrim kushtetues dhe as procedurë formale juridike, por është, së pari, një sprovë e fuqishme bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe angazhimi i të gjithë faktorit politik dhe institucional në emër të zgjedhësve dhe për zgjedhësit, sikurse është një rast domethënës për të risjellë në vëmendje rëndësinë vendimtare që kanë zgjedhjet për konsolidimin e demokracisë parlamentare”, deklaroi Begaj, ndërsa bëri thirrje që në zgjedhje të shkëlqejë zbatimi i ligjit, korrektesa dhe etika në komunikimin e platformave, respekti për zgjedhësit dhe vullnetin e tyre të shprehur me votë.

PS dhe KQZ propozojnë datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare

Partia Socialiste dhe KQZ i kanë propozuar Presidentit Bajram Begaj, datën 11 maj për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 2025-ës.

Kreu i shtetit ka pritur sot në takime, fillimisht Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe kreun e grupit parlamentar socialist Niko Peleshi.

“Propozuam datën 11 maj. T’ju lemë më shumë kohë emigrantëve”, deklaroi Klosi pas takimit me Begajn.

Më pas, kreu i shtetit ka pritur në takim kreun e KQZ, i cili po ashtu i ka propozuar Presidentit 11 majin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Kujtojmë se partitë e vogla kanë propozuar datën 4 maj për mbajtjen e zgjedhjeve, ndërsa kanë deklaruar se nëse Presidenti do të pranonte datën 11 maj, do të ishte favorizim për mazhorancën. Kjo pasi sipas tyre, më 9 maj do të mbahet në Tiranë, Samiti i Komitetit politik Europian dhe mbajtja e zgjedhjeve dy ditë pas mbërritjes së liderëve botërorë në kryeqytet, mund të ndikojë si avantazh për socialistët në zgjedhje.

Sakaq, Partia Demokratike nuk ka pranuar që të takohet ditën e sotme me kreun e shtetit për propozimin e një date nga ana e tyre, për zgjedhjet.

PS dhe KQZ propozojnë datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare

Partia Socialiste dhe KQZ i propozuan Presidentit Bajram Begaj, datën 11 maj për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 2025-ës.

Kreu i shtetit priti sot në takime, fillimisht Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe kreun e grupit parlamentar socialist Niko Peleshi.

“Propozuam datën 11 maj. T’ju lemë më shumë kohë emigrantëve”, deklaroi Klosi pas takimit me Begajn.

Më pas, kreu i shtetit priti në takim kreun e KQZ, i cili po ashtu i propozoi Presidentit 11 majin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Kujtojmë se partitë e vogla kanë propozuar datën 4 maj për mbajtjen e zgjedhjeve, ndërsa kanë deklaruar se nëse Presidenti do të pranonte datën 11 maj, do të ishte favorizim për mazhorancën. Kjo pasi sipas tyre, më 9 maj do të mbahet në Tiranë, Samiti i Komitetit politik Europian dhe mbajtja e zgjedhjeve dy ditë pas mbërritjes së liderëve botërorë në kryeqytet, mund të ndikojë si avantazh për socialistët në zgjedhje.

Sakaq, Partia Demokratike nuk ka pranuar që të takohet ditën e sotme me kreun e shtetit për propozimin e një date nga ana e tyre, për zgjedhjet. /rtsh.al/

 

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme