1 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

BE: Serbia e shkeli Marrëveshjen e Ohrit

Duhet ti lexosh

Bashkimi Evropian konsideron se Serbia e ka shkelur Marrëveshjen e Ohrit me qasjen ndaj procesit të marrjes së statusit të mysafirit special të Kosovës në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Sjellja e Serbisë në Këshillin e Evropës është në kundërshtim të qartë me detyrimet e Marrëveshjes së Ohrit nga Serbia”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga selia e BE-së.

Zyrtarët e këtij institucioni shpjegojnë se neni 4 i Marrëveshjes së Ohrit qartazi nënvizon se Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Kërkesa në fjalë ishte në rend ditë në takimin e Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të KiE më 5 mars, por u hoq papritmas nga rendi i ditës. Zyrtarët serb e cilësuan këtë si fitore të tyre, njofton rtk.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit