1 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

BE-ja ndan 7.5 milionë euro për qëndrueshmërinë energjetike në Kosovë

Duhet ti lexosh

Bashkimi Evropian ka disbursuar 7.5 milionë euro shtesë për Kosovën në kuadër të Pakos së Mbështetjes Energjetike (IPA 2023). Lajmi u bë i ditur nga Zyrëa e BE- së përmes një postimi në Facebook, ku theksohet se kjo mbështetje është pjesë e përkushtimit për tranzicionin e gjelbër dhe energjinë e pastër në Kosovë.

“BE-ja qëndron pranë Kosovës dhe popullatës së saj në rrugën drejt energjisë së qëndrueshme, dekarbonizimit dhe sigurisë energjetike,” thuhet në njoftim.

Sipas zyrës së BE-së në Kosovë, deri më tani me mbështetjen në vlerë prej 75 milionë eurosh, mbi 200,000 familje kanë marrë ndihmë për faturat e energjisë, mbi 3,600 shtëpi janë rinovuar për efiçiencë të energjisë ndërsa 28 objekte banesore të familjeve të cenueshme janë në rinovim e sipër.

Gjithashtu bëhet e ditur se mbi 40,000 familje dhe 154 biznese janë mbështetur me pajisje solare dhe pajisje me energji efiçiente, transmeton rtk.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit