Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka përuruar objektin e ri të shkollës fillore “Nazim Kokollari” në Prizren, investim i financuar nga Bashkimi Evropian me vlerë prej 5.2 milionë eurosh.
Në ceremoninë e përurimit, ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, theksoi rëndësinë e investimit në arsim si pjesë e së ardhmes evropiane të Republika e Kosovës.
Sipas njoftimit, shkolla ka kapacitet për rreth 900 nxënës, duke ofruar mjedis modern, të sigurt dhe përfshirës për rreth 400 nxënës dhe 30 mësimdhënës aktualë.
Orav theksoi se BE mbetet partneri më i madh financiar i Kosovës, me mbi 3.7 miliardë euro të investuara që nga viti 1999, duke riafirmuar përkushtimin për mbështetjen e arsimit cilësor dhe procesit integrues të vendit, transmeton rtk.




