1.7 C
Zurich
Sunday, January 25, 2026
spot_img
spot_img

BE: 3.7 Miliardë Euro Investime në Kosovë që nga Viti 1999, Arsimi Prioritet Kryesor

Duhet ti lexosh

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Arsimit, Bashkimi Evropian në Kosovë ka theksuar rëndësinë e arsimit si një nga prioritetet kryesore të mbështetjes së tij për vendin. Në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit, BE po ndihmon në rritjen e qasjes në edukimin në fëmijërinë e hershme dhe në përmirësimin e cilësisë së përgjithshme të arsimit.

Sipas njoftimit, po punohet për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe të nxënies, avancimin e infrastrukturës arsimore në të gjithë Kosovën, si dhe për zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Arsimit dhe agjendës së reformave të Bashkimit Evropian. BE ka bërë të ditur se me rreth 3.7 miliardë euro të investuara në Kosovë që nga viti 1999, mbetet partneri më i fuqishëm i vendit dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare. Dita Ndërkombëtare e Arsimit shënohet çdo vit më 24 janar.

Kjo ditë është shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për të theksuar rolin thelbësor të arsimit në ndërtimin e paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm në mbarë botën, transmeton rtk.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme