POSTIMET E FUNDIT

Bayern vazhdon marshimin e tij drejt titullit të Bundesligës

Pasi mposhti Borussia Mönchengladbach-un me rezultatin 4-1 në ‘Allianz Arena’, duke thelluar krizën e skuadrës mysafire, e cila ka kaluar shtatë ndeshje pa fitore jashtë fushe në kampionat. Pas fitores vendimtare 3-2 ndaj Borussia Dortmundit, që praktikisht vulosi titullin e 34-t për bavarezët, ekipi i Julian Nagelsmann-it nisi ndeshjen me ritëm të lartë. Edhe pse goli i Lennart Karl u anulua për pozicion jashtë loje në minutat e para,

Bayerni nuk e lejoi Gladbach-un të merrte nën kontroll topin dhe gradualisht kaloi në avantazh. Leon Goretzka pasoi bukur tek Luis Díaz, i cili shënoi me vole jashtëzakonisht në kënd.

Pas golit të parë, mundësitë për Bayernin u shtuan, me Nicolas Jackson dhe Konrad Laimer që ishin pranë golit, përpara se Laimer të shënonte golin e dytë në kohën shtesë të pjesës së parë pas një kombinimi të bukur me Díaz. Në pjesën e dytë, Gladbach-u nisi me shpresë, por ajo shpejt u shua kur Rocco Reitz bëri faull ndaj Jackson dhe mori kartonin e kuq, ndërsa Musiala shënoi golin e tij të parë në kampionat që nga rikthimi pas lëndimit.

Bayern vazhdoi të kontrollonte lojën, duke bërë debutimin e 17-vjeçarit Maycon Cardozo dhe duke shënuar golin e katërt me një devijim të Jackson. Edhe pse Gladbach pati një moment të shkurtër gëzimi kur Wael Mohya shënoi golin më të ri në historinë e klubit në Bundesligë, kjo nuk ndryshoi fitoren e thellë të Bayernit.

Me këtë fitore, Bayerni thelloi epërsinë në renditje me 14 pikë dhe shkon me moral të lartë për ndeshjen e ardhshme në Champions League kundër Atalantës, ndërsa Gladbach do të përqendrohet në mbijetesën në Bundesligë, vetëm tri pikë larg zonës së play off-it./BS

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB