Kampionët e Gjermanisë, Bayern, kanë hedhur një tjetër hap fals në kampionat, këtë herë përballë Hamburgut, duel që përfundoi në barazim 2-2. Një sfidë e luajtur më mirë nga të besuarit e Vincent Kompanyt, të cilët nuk e kishin menduar se do të dilnin pa fitore nga Volksparkstadion.
Vendësit e nisën mirë, duke gjetur avantazhin në minutën e 34-t me Vieira, i cili shndërroi në gol një 11-metërsh. Tre minuta para fundit të pjesës së parë, i përhershmi Harry Kane riktheu baraspeshën. Pjesa e dytë nisi me ndryshime, Diaz u inkuadrua në fushën e lojës në vend të Karl, lëvizje që rezultoi efikase. Kolumbiani shënoi menjëherë sapo mori pasimin e parë, duke kaluar përpara bavarezët në 1-2.
Avantazhi zgjati fare pak, pasi Hamburgu barazoi me Vuskovic, rezultat që nuk do të ndryshonte deri në fund, pavarësisht tentativave të rrezikshme të ekipit vendas. Tri pikë regjistruan edhe Leverkusen, Augsburg dhe Mainz. “Aspirinat” kishin përballë Frankfurtin, të cilin e mposhtën 1-3. Golat u shënuan nga Arthur, Tillman dhe Garcia, ndërsa skuadra e tyre shkoi në kuotën e 35 pikëve, në zonën euro, transmeton euronewsal.




