1.6 C
Zurich
Wednesday, February 18, 2026
spot_img
spot_img

Batalioni Komando në stërvitjen “KFOR ‘36” në Gjermani

EKSKLUZIVE

Efektivët e Batalionit Komando po marrin pjesë në stërvitjen paradislokuese “KFOR ‘36” në Hohenfels të Gjermanisë, në kuadër të përgatitjeve për misionin në Kosovë. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu vlerësoi profesionalizmin, disiplinën dhe gatishmërinë e trupave shqiptare, duke theksuar angazhimin e Forcave të Armatosura në përmbushje të detyrimeve në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

“Mirëmëngjes nga Hohenfels, Gjermani, ku efektivët e Batalionit Komando janë në terren, në stërvitjen paradislokuese KFOR ‘36. Profesionalizëm, disiplinë dhe gatishmëri aty ku kërkohet më shumë. Jemi NATO — në personel, në përgatitje, në mbrojtje të sigurisë kolektive”, u shpreh ministri.

Stërvitja paradislokuese synon rritjen e ndërveprueshmërisë dhe përgatitjes operacionale të trupave përpara angazhimit në misionin e KFOR, duke garantuar standarde të larta operacionale në përputhje me kërkesat e NATO.

- Reklama -

Pjesëmarrja e efektivëve shqiptarë në këtë stërvitje konfirmon angazhimin e Shqipërisë në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe kontributin aktiv në operacionet ndërkombëtare të Aleancës./KJ

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme