6 C
Zurich
Thursday, February 19, 2026
spot_img
spot_img

Latest Posts

Bashkim Jashari uron fillimin e Ramazanit, mesazh paqeje dhe uniteti nga Forca e Sigurisë së Kosovës

Forca e Sigurisë së Kosovës ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit. Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, i është drejtuar pjesëtarëve të forcës dhe qytetarëve të besimit islam, duke theksuar rëndësinë shpirtërore dhe shoqërore të këtij muaji të bekuar.

Në mesazhin e tij, gjenerallejtënant Jashari e cilësoi Ramazanin si një periudhë të çmuar për qetësi, reflektim shpirtëror dhe vetëdisiplinë. Ai nënvizoi se ky muaj shërben si një mundësi për forcimin e vlerave universale si bashkimi, dashuria, mirëkuptimi dhe sakrifica, duke theksuar se këto parime janë thelbësore jo vetëm për besimtarët, por për mbarë shoqërinë.

“Ramazani na kujton rëndësinë e solidaritetit dhe përkushtimit ndaj njëri-tjetrit, duke na afruar më shumë si komunitet dhe si komb,” thuhet në mesazhin e komandantit Jashari.

Ai uroi që begatia dhe harmonia e këtij muaji të shoqërojnë besimtarët në çdo hap, të mbushin zemrat dhe familjet e tyre me mirësi e paqe, si dhe që përkushtimi dhe devotshmëria gjatë agjërimit të kontribuojnë në rritjen e unitetit dhe mirëqenies në shoqërinë tonë.

Në përmbyllje të mesazhit, gjenerali Jashari uroi agjërim të lehtë dhe të pranuar për të gjithë besimtarët islamë, duke shprehur respektin dhe mbështetjen e institucionit që ai drejton për vlerat shpirtërore dhe traditat fetare në vend, transmeton rtk.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB