6.7 C
Zurich
Friday, December 12, 2025
spot_img
spot_img

Bashkëpunim strategjik akademik mes Universitetit të Evropës Juglindore dhe Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”

Duhet ti lexosh

Sot, në Elbasan, Rektori i Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), Prof. Dr. Sadudin Ibraimi dhe Rektorja e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Prof. Dr. Elvira Fetahu nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, duke vënë theksin te avancimi i arsimit dhe hulumtimit shkencor përmes projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimit akademik. Marrëveshja synon krijimin e mundësive të reja për zhvillimin profesional dhe akademik të stafit dhe studentëve, si dhe forcimin e lidhjeve ndërinstitucionale.

Rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, theksoi rolin udhëheqës të UEJL-së në këtë marrëveshje, duke e konsideruar atë një mundësi për zhvillimin e projekteve shkencore dhe inovative, për promovimin e shkëmbimit akademik dhe për rritjen e kapaciteteve profesionale të të dy institucioneve. Ndërsa, Rektorja e Universitetit të Elbasanit, Prof. Dr. Elvira Fetahu, vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe potencialin për shkëmbim përvojash akademike dhe kërkimore.

Delegacioni i UEJL-së përbëhej nga Akademik Abdylmenaf Bexheti, Prof. Dr. Veland Ramadani-Prorektor për Planifikim, Hulumtim dhe Ndërmarrësi, Prof. Dr. Besa Arifi – Këshilltare për Marrëdhënie me Komunitetin dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, si dhe Këshilltarja për Planifikim Akademik dhe Digjitalizim, Prof. Dr. Florije Ismaili.

Marrëveshja përfshin pika kyçe, si organizimi i aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe shkencore, shkëmbimi i stafit akademik dhe studentëve, zhvillimi i projekteve kërkimore-shkencore dhe i programeve të doktoratës, si dhe krijimi i mundësive për bashkëpunim ndërkombëtar. Për më tepër, palët angazhohen për respektimin e të drejtave të pronësisë intelektuale, ruajtjen e konfidencialitetit dhe menaxhimin transparent të burimeve dhe infrastrukturës akademike.

Ky bashkëpunim strategjik nënvizon rolin aktiv të UEJL-së në zhvillimin e projekteve shkencore dhe inovative, duke kontribuar në avancimin e arsimit të lartë dhe kapaciteteve akademike të dy universiteteve, njofton UEJL, transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme