8.9 C
Zurich
Friday, December 12, 2025
spot_img
spot_img

Bardhi vizitë në Kongresin Amerikan: Shqipëria krenare që ka një aleat të çmuar si SHBA

Duhet ti lexosh

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka zhvilluar një vizitë në Uashington, ku ka takuar në Kongresin amerikan përfaqësues republikan dhe demokrat.

Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se SHBA është lider botëror në ruajtjen e demokracisë, sigurisë dhe paqes në botë.

Demokrati nënvizon ndër të tjera se Shqipëria është me fat që ka një aleate të çmuar si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Është gjithmonë kënaqësi të jesh në Kongresin Amerikan, ku kisha mundësi të diskutoja me përfaqësues republikan dhe demokrat. SHBA mbetet lider botëror në garantimin e paqes, sigurisë dhe demokracisë në botë.

Shqipëria është krenare që ka një aleat të çmuar si SHBA,” tha Bardhi./BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme