4.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Barcelona thyen rekord historik në La Liga, duke e mundur Valencian

Duhet ti lexosh

Barcelona ka shkruar histori në La Liga më 14 shtator 2025, duke shkatërruar Valencian me rezultatin 6-0 në “Estadi Johan Cruyff”. Për herë të parë në historinë e kampionatit spanjoll, dy lojtarë të aktivizuar nga stoli shënuan nga dy gola secili në të njëjtën ndeshje.

Protagonistët ishin Raphinha dhe Robert Lewandowski, të cilët pasi u futën në lojë nga trajneri Hansi Flick, gjetën secili dopietën. Ndërkohë, Fermin Lopez kompletoi spektaklin me dy golat e tij si titullar.

Raphinha shënoi dy herë në momente kyçe ndërsa Lewandowski vulosi fitoren me dy goditjet e tij të sakta në minutat e fundit.

Ky rekord i paprecedent jo vetëm që shënon një faqe të re në historinë e La Liga-s, por është gjithashtu një fenomen shumë i rrallë edhe në futbollin botëror.

Nëse shënimi nga lojtarët e stolit ndodh shpesh, fakti që dy zëvendësues arrijnë të shënojnë dopietë në të njëjtën ndeshje është një tregues i forcës dhe fleksibilitetit të jashtëzakonshëm që zotëron skuadra katalanase.

Barcelona këtë sezon ka shkuar në kuotën e 10 pikëve, dy më pak se lideri aktual Real Madrid./BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit