1.5 C
Zurich
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Barcelona mund me lehtësi Villarealin 

Duhet ti lexosh

Barcelona ka dhënë një përgjigje të fortë ndaj Real Madridit, duke triumfuar 0-2 në transfertë ndaj Villarrealit në “La Cerámica”. Katalanasit e zgjidhën ndeshjen shpejt dhe ruajtën avantazhin në krye të renditjes. Goli i parë erdhi që në minutën e 12-të, kur Raphinha u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Situata u komplikua për vendasit në minutën e 39-të, kur ish-lojtari i Juventusit, Renato Veiga, u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë Villarrealin me dhjetë lojtarë.

Barcelona përfitoi nga superioriteti numerik dhe në minutën e 63-të Lamine Yamal dyfishoi shifrat, duke vulosur fitoren. Ky sukses i lejon skuadrës së Hansi Flick të shkëputet sërish në +4 pikë nga Real Madridi, i cili një mbrëmje më parë kishte mposhtur Sevillën me të njëjtin rezultat, 0-2. Java e 17-të e La Ligës vijon të dhurojë rivalitet të fortë në krye, ndërsa Barcelona konfirmon ambiciet për titull me një tjetër paraqitje bindëse në transfertë, transmeton oranews.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme