-2.4 C
Zurich
Friday, November 28, 2025
spot_img
spot_img

Barcelona ka pësuar humbje të thellë

Duhet ti lexosh

Në stadiumin “Stamford Bridge” në Londër, me rezultat 3:0 nga Chelsea ka humbur Barcelona.

Barcelona deklasohet në Londër në kuadër të xhiros së pestë të Champions League në futboll.

Rezultatet

Bodo/Glimt – Juventus 2:3 (1:0)
Chelsea – Barcelona 3:0 (1:0)
Dortmund – Villareal 4:0 (1:0)
Manchester City – Bayer 0:2 (0:1)
Marseille – Newcastle 2:1 (0:1)
Napoli – Qarabag 2:0 (0:0)
Slavia – Ath. Bilbao 0:0 (0:0)
Galatasary – Royale Union SG 0:1 (0:0)
Ajax – Benfica 0:2 (0:1)

Kriza e Barcelonës u thellua me përjashtimin e futbollistit Ronald Araujo.

Ai u përjashtua në minutën e 44-t pas dy kartonëve të verdhë. 

Arsyeja e përjashtimit ishte një faull i ashpër ndaj lojtarit të Chelseat.

Në minutën e 28-t, mbrojtja e Barcelonës e hutuar, Jules Kounde shënoi autogol. 

Në minutën e 55-t, Estevao me goditje të fuqishme e tund portën e Barcelonës, 2:0.

Katastrofa e Barcelonës ndodhi në minutën e 75-t. 

Delap realizoi për 3:0.

Bayer Leverkuseni trondit Manchester Cityn në “Rtihad”, duke e mposhtur me rezultat 2:0.

Grimaldo (23′) e Schick (54’) shënuan për udhëtuesit.

Juventsui nuk ka lejuar befasi në tokën norvegjeze, duke triumfuar në frymën e fundit me rezultat 3:2 ndaj Bodo/Glimt. Futbollisti Edon Zhegrova është aktivizuar në minutën e 83-t në radhët e Juventusit.

Për vendasit shënuan Blomberg (27’), Fet (85’ – nga penalltia) dhe për Juventusin Openda (48′), McKennie (59′) e D avid (90+1’).

Dortmundi shumë i fortë, deklasoi Villarealin me rezultat 4:0.

Golat i realizuan Guirassy (45+2′ e 55′), Adeyemi (59′) e Svensson (90+5′).

Juan Foyth përjashtohet me karton të kuq në minutën e 53-t, ku Villareali mbetet pa një lojtar në fushë.

Silva i Dortmundit humbi penalltinë në minutën e 81-t.

Napoli e ka mposhtur me rezultat 2:0 ekipin nga Azerbajxhani, Qarabag.

Amir Rrahmani, kapiten i kombëtares së Kosovës, si zakonisht nga minuta e parë për kampionin e Italisë, Napoli.

Në minutën e 56-të, Hojlund i Napolit dështoi nga penalltia.

Në minutën e 66-t McTominay shënoi për skuadrën italiane.

Në minutën e 72-t, Mmaee shënoi autogol, 2:0.

Rrahmani në minutën e 77-t është ndëshkuar me karton të verdhë pas një faulli.

Bayern Muihu kryeson me 12 pikë, Arsenali 12, Interi 12, Chelsea 10, Dortmundi 10, Manchester City 10, PSG 9, Newcastle 9, Reali 9, LIverpooli 9, Galatasaray 9, Tottenham, Bayer 8. Sporting 7, Barcelona 7, Qarabag 7, Atalanta 7, Napoli 7, At;etico Madrid, Juventusi 6 pikë etj./K.GOCA/BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit