POSTIMET E FUNDIT

Barcelona demonstroi fuqinë, i pret madrilenët në finale

Barcelona ka fituar përballë Athletic Bilbao në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës. Sfida e zhvilluar në Jeddah, përfundoi me shifrat 5-0.

Golat për katalanasit u shënuan nga Torres, Fermin Lopez, Bardghji dhe dopieta e Raphinha. Një ndeshje perfekte për “djemtë” e Hansi Flick që dominuan nga minuta e parë dhe deri në fund të takimit. Kështu, Barcelona shkon në finalen e Superkupës dhe është në pritje të finalistit tjetër. Ky i fundit do të vendoset nesër, në një derbi mes Real Madrid dhe Atletico Madrid, transmeton opentv.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB