Barcelona planifikon zgjatjen e huazimit të Rashford. Klubi katalanas është i bindur nga paraqitjet e anglezit, megjithatë për shkak të problemeve financiare, nuk synon ta blejë atë këtë verë.
Markus Rashford pritet që të vijojë të luajë për barcelonën edhe në sezonin e ardhshëm.
Gjigandët spanjollë kanë në plan që të zgjasin huazimin e sulmuesit. Klubi katalanas nënshkroi me united, një huazim deri në verën e 2026, por paraqitjet e mira të anglezit, kanë bërë që të tentohet zgjatja e kontratës. Barcelona kërkon që ta mbajë rashford në skuadër me anë të huazimit, për shkak të problemeve financiare. Katalanasit kanë vështirësi për të nënshkruar me lojtarë të rinj dhe për këtë arsye synohet zgjatja e huazimit.
Anglezi ka një klauzolë lirimi me vlerë 30 milionë euro. Sa i përket performancave, skuadra e Hansi Flick ka qenë e kënaqur me Rashford pavarësisht ndeshjeve të pakta si titullar.
Edhe pse Rashford nuk është në nivelin e Raphinhas, anglezi vlerësohet për përpjekjet e tij. Pavarësisht se Barca ka si prioritet një qendërsulmues verën e ardhshme, pasi pritet largimi i Levandovskit, kjo nuk do të ndikojë në planet e Rashford. 28-vjeçari gjeti rrjetën në humbjen 2-1 të Barcelonës kundër Real Sociedadit gjatë fundjavës, duke e çuar bilancin e tij në tetë gola dhe 11 asiste në të gjitha garat, transmeton oranews.




