0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Banka e Shqipërisë prezanton Strategjinë Afatmesme 2025–2027

Duhet ti lexosh

Banka e Shqipërisë ka prezantuar Strategjinë Afatmesme të Zhvillimit 2025–2027, e cila synon forcimin dhe stabilitetit financiar, modernizimin teknologjik dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian.

Dokumenti, paraqet masa konkrete për adresimin e sfidave ekonomike dhe rritjen e efektivitetit institucional. Prioritetet kryesore në këtë strategji përfshijnë përmirësimin e politikës monetare përmes modeleve të avancuara makroekonomike dhe diversifikimit të instrumenteve; stabilitetin financiar dhe mbrojtjen nga rreziqet kibernetike përmes standardeve ndërkombëtare si ISO 27002 dhe implementimit të Bazel III; modernizimin e sistemit të pagesave, duke prezantuar pagesat në kohë reale dhe integrimin në sistemin TIPS; si dhe edukimin financiar, për të rritur ndërgjegjësimin mbi politikat monetare të vendit. Pjesë e rëndësishme e kësaj strategjie është edhe objektivi i Bankës së Shqipërisë për intensifikimin e dialogut me institucionet evropiane dhe qeverinë shqiptare për të mbështetur reformat strukturore dhe zhvillimin e tregjeve financiare. Për të përforcuar besimin ndaj publikut, Banka e Shqipërisë planifikon të përfshijë mjete të reja komunikimi, si dhe publikime më të qarta mbi politikën monetare dhe stabilitetin financiar, njofton rtk.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit