3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

“Ballon d’Or 2025”/ Olympique de Marseille i prish festën PSG-së

Duhet ti lexosh

Kushtet e këqija atmosferike që kanë prekur jugun e Francës detyruan drejtuesit e Ligue 1 franceze që të shtyjnë për sot në mbrëmje ndeshjen mes Olympique de Marseille dhe PSG, e cila ishte programuar për tu luajtuar të dielën në orën 21:00.

Fakti se sot do të mbahet edhe ceremonia e “Ballon d’Or 2025”, ku PSG-ja do të përfaqësohet nga 40 antarë të klubit, ka shtyrë Ligue 1 franceze që të kërkojë mirëkuptimin e Olympique de Marseille duke i propozuar të martën mbrëma si afatin e fundit për të zhvilluar “klasiken” e madhe.

Përballë këtij propozimi klubi i Olympique de Marseille ka kërcënuar më padi Ligue 1 franceze. Rregullorja është në anën e klubit pritës pasi për takime, të cilat shtyhen për shkak të kushteve të vështira atmosferike, thuhet qartë se dueli duhet të fillojë apo të rinisi (nëse është ndërprerë) nga minuta kur është abandonuar të nesërmen e ditës që ishte në program për tu luajtur.

Neni 548 i Ligue 1 ka detyruar PSG-në që të jetë sot në mbrëmje në fushë pa një numër të madh lojtarësh, të cilët nuk mund të humbin ceremoninë e “Ballon d’Or 2025” ku pritet që të kurorëzohet Ousmane Dembélé, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit