Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla priti në Kuvendin e Shqipërisë përfaqësuesin e diasporës shqiptare në Berlin, Henri Haxhiraj.
Balla e cilëson Haxhirajn si një nga përfaqësuesit e spikatur të komunitetit shqiptar në Gjermani.
“Mirëprita në Kuvendin e Shqipërisë Henri Haxhirajn, një përfaqësues shumë të spikatur të diasporës sonë në Berlin, Gjermani. Henri ka studiuar në Gjermani, ka punuar në Bundestag dhe tashmë punon në një kompani të zhvillimit digjital, ndërsa ka hapur edhe sipërmarrjen e tij”, shkruan Balla.
Ai shprehu gjithashtu mirënjohje për kontributin e Haxhirajt në përfaqësimin e shqiptarëve në diasporë dhe në forcimin e lidhjeve mes komunitetit shqiptar dhe institucioneve në Shqipëri.
Takimi u zhvillua në kuadër të kontakteve të vazhdueshme të Partisë Socialiste me përfaqësues të diasporës shqiptare në Europë dhe më gjerë, transmeton rtsh.




