2.2 C
Zurich
Tuesday, December 16, 2025
spot_img
spot_img

Bajram Mulaj, atdhetari i fjalës dhe i veprës, drejt Kosovës për zgjedhjet parlamentare

Duhet ti lexosh

Përgatiti Dashnim HEBIBI

Atdhetari dhe veprimtari i njohur i çështjes kombëtare, z. Bajram Mulaj, i cili jeton dhe vepron prej vitesh me familjen e tij në Zvicër, është nisur drejt Kosovës për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare. Pjesëmarrja e tij në këtë proces demokratik është edhe një mesazh i qartë për rëndësinë që ka vota e mërgatës në të ardhmen e vendit.

Familja Mulaj njihet gjerësisht për kontributin e saj të madh kombëtar para luftës, gjatë saj dhe pas përfundimit të saj. Ky kontribut nuk ka qenë vetëm material, por mbi të gjitha moral, njerëzor dhe organizativ, gjithmonë në shërbim të interesit kombëtar dhe të unitetit shqiptar.

Z. Bajram Mulaj konsiderohet si një figurë unifikuese, si në atdhe ashtu edhe në diasporë. Kudo që ai vepron, mbizotëron fryma e bashkëpunimit, paqes dhe angazhimit konkret për të mirën e çështjes kombëtare. Ai është i njohur si “njeriu i fjalës”, i cili atë që e thotë e mbështet edhe me vepra.

Me rastin e festave të fundvitit, z. Mulaj u uron të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen, shëndet, paqe dhe begati në familjet e tyre. Njëkohësisht, ai u bën thirrje bashkatdhetarëve në mërgatë që ta ushtrojnë të drejtën e votës me përgjegjësi të lartë qytetare, duke votuar aty ku duhet, me mendje të ftohtë dhe jo të udhëhequr nga emocionet e momentit.

Sipas tij, vetëm një votë e mençur dhe e ndërgjegjshme mund të kontribuojë në ndërtimin e një shteti më të fortë, më të drejtë dhe me perspektivë të qartë për brezat që vijnë. Angazhimi i vazhdueshëm i figurave si Bajram Mulaj mbetet një vlerë e çmuar për shoqërinë shqiptare, si në Kosovë ashtu edhe në diasporë. /HelveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme