7.8 C
Zurich
Wednesday, January 14, 2026
spot_img
spot_img

Baca Shaq me lahutë në Langenthal – Zëri i rrënjëve shqiptare dhe Ikona e Diasporës në Vitin e Lahutës

Duhet ti lexosh

Nga Dahest LUMA, Milano

Më 17 janar 2026 ( E shtune), Langenthali i Zvicrës do të shndërrohet në një skenë të rëndësishme të kulturës, kujtesës dhe identitetit shqiptar në diasporë. Në këtë mbrëmje të veçantë kulturore, një nga momentet më të fuqishme dhe më simbolike do të jetë paraqitja e Baca Shaq – Shaqir Demaj, lahutari i njohur nga Kosova, pjesë e Ansamblit “Trojet”, i cili do të këndojë me lahutë para shumë personaliteteve të jetës kulturore e publike, dhe në veçanti para pasardhësit të Ismail Qemal Bej Vlorës, z. Darling Vlora.

Interpretimi i Baca Shaqit me lahutë do të jetë një akt i thellë shpirtëror dhe historik. Tingujt e lahutës do të rikthejnë epikën shqiptare, rrëfimet e qëndresës dhe të krenarisë kombëtare, duke ndezur simbolikisht “Flakën e Janarit” – flakën e kujtesës, sakrificës dhe vazhdimësisë kombëtare në mërgatë.

Kjo paraqitje merr peshë të veçantë edhe për faktin se viti 2026 shënohet si Viti i Lahutës, pas pranimit të saj nga UNESCO si trashëgimi kulturore jomateriale e njerëzimit. Në këtë kontekst, Baca Shaq nuk është vetëm interpretues, por bartës autentik i një tradite shekullore, një zë i gjallë i historisë shqiptare që i flet brezave të sotëm dhe të ardhshëm.

Përveç programit letrar dhe artistik, mbrëmja do të ketë edhe një moment solemn dhe simbolik, i cili do të mbetet surprizë për të pranishmit. Gjatë programit do të ndahet “Ikona e Diasporës”, një vlerësim i veçantë që i jepet një personaliteti të shquar të diasporës shqiptare, emri i të cilit do të bëhet i ditur vetëm gjatë mbrëmjes.
Ky çmim ndahet nga Instituti Shkencor Helvetik i Evropës Juglindore, me seli në Cyrih të Zvicrës, si shenjë mirënjohjeje për kontributin e jashtëzakonshëm në ruajtjen, afirmimin dhe zhvillimin e vlerave kombëtare shqiptare në diasporë.

Ngjarja do të mbahet në ambientet e Alte Mühle, Mühleweg 23, 4900 Langenthal, dhe përfshin gjithashtu promovimin e librit “Udhëtim drejt rrënjëve”, si dhe prezantimin surprizë të një libri të dytë monumental me 600 faqe. Programi artistik solemn do të realizohet nga Ansambli i njohur “Trojet”, me një repertor të përzgjedhur në përputhje me karakterin dinjitoz të mbrëmjes.

Në mesin e të ftuarve do të jenë:

  • Darling Vlora, pasardhës i Ismail Qemal Bej Vlorës
  • Arsim Mulliqaj, publicist
  • Autorët Dashnim Hebibi dhe Florim Useini
  • si dhe artistë, krijues e personalitete të tjera nga jeta kulturore shqiptare në diasporë

Programi nis në ora 19:00 me apero, ndërsa pjesa zyrtare fillon në 19:30.

Në këtë mbrëmje, lahuta e Baca Shaqit do të jetë zëri që lidh shekujt, ndërsa Ikona e Diasporës do të dëshmojë se kontributi shqiptar në mërgim jo vetëm që jeton, por vlerësohet dhe nderohet me dinjitet shkencor e kulturor. Langenthal, 17 janar 2026 – një natë ku lahuta flet, historia dëgjon dhe diaspora nderon vlerat e saj më të mira.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme