0.8 C
Zurich
Friday, November 21, 2025
spot_img
spot_img

Azem Maksuti – Kampioni që lamtumirën ndaj ringut e shndërroi në një fillim të ri

Duhet ti lexosh

Nga Dashnim HEBIBI

Njëri ndër sportistët më të njohur jo vetëm në Zvicër, por edhe në mbarë mërgatën shqiptare, kampioni i madh Azem Maksuti, i cili prej vitesh jeton dhe vepron në Winterthur të Zvicrës, rikujton një datë të rëndësishme të karrierës së tij sportive.

Më 30 janar 2010, në Bern, Maksuti zhvilloi ndeshjen e tij të fundit – një duel simbolik që solli përmbylljen e një kapitulli mbi dydekadash në sportet luftarake. Përballë Jean-Luc Ajinca-s, ai nuk kërkonte vetëm një rezultat sportiv, por një moment falënderimi për publikun që e kishte përkrahur gjatë gjithë rrugëtimit dhe për ekipin që kishte qëndruar pranë tij në çdo sfidë.

“Nuk ishte një ndeshje për pikë. Ishte falënderimi im ndaj publikut, ndaj ekipit dhe ndaj çdo etape që më ka formuar si sportist,” kujton Maksuti.

Por ajo mbrëmje nuk shënoi një fund. Për të, ishte fillimi i një kapitulli të ri: një rrugëtim ku përvoja e tij e pasur do t’i dedikohej brezave të rinj dhe zhvillimit të arteve marciale në Zvicër dhe më gjerë.

“Ishte një lamtumirë ndaj ringut si luftëtar aktiv, por jo ndaj sportit që më ka bërë njeriun që jam sot,” thotë Maksuti, i cili edhe sot mbetet një figurë frymëzuese për shumë të rinj shqiptarë në diasporë. Së shpejti një intervistë ekskluzive për helveticALforum.ch

 (Foto nga Azem Maksuti)

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit