-0.6 C
Zurich
Friday, November 28, 2025
spot_img
spot_img

Avni Hafuzi dhe komuniteti hungarez bashkojnë forcat për të sjellë ngrohtësi në ditët e ftohta

Duhet ti lexosh

Përgatiti Dashnim HEBIBI


Shpirti i Mirësisë në Soroksár

Në një Kohë kur temperaturat bien dhe dimri troket gjithnjë e më fuqishëm, në Soroksár, Hungari, ngrihet edhe më lart një shembull i rrallë njerëzie e solidariteti. Nën frymën e filantropit të njohur Avni Hafuzi – një shpirt diell që nuk njeh pushim në përpjekjet për t’i shërbyer të tjerëve – komuniteti hungarez dhe ai shqiptar u bashkuan sërish për t’u gjendur pranë njerëzve në nevojë.

Avni Hafuzi, filantropi i njohur që jeton dhe vepron në Hungari, ka ndërtuar prej vitesh një reputacion të padiskutueshëm mirësie dhe humanizmi, jo vetëm tek shqiptarët, por edhe tek vetë hungarezët. Aktiviteti i tij nuk njeh kufij kohorë: ai është i pranishëm kudo ku ka nevojë, kudo ku një zemër kërkon pak ngrohtësi.

Kështu ndodhi edhe më 26 nëntor në Soroksár, ku u zhvillua Shërbimi i Kujdesit Social – Ushqimi tradicional i bamirësisë, një nismë që tashmë është bërë pjesë e pandashme e jetës komunitare. Organizimi u realizua nga Dorina Tóth Sipos, në emër të Avni Hafuzit, Konsull Nderi i Shqipërisë, si dhe në bashkëpunim me Furrën e Soroksárit, një partner i përhershëm i projekteve sociale.

Një moment i rëndësishëm i ditës ishte pjesëmarrja aktive e kryetarit të bashkisë, Ferenc Bese, i cili nuk u mjaftua me mbështetjen institucionale, por iu bashkua vetë ndarjes së ushqimeve. Prania e tij personale i dha iniciativës një vlerë të veçantë, duke dëshmuar se kur pushteti vendor dhe qytetarët bashkohen, fuqia e solidaritetit shumëfishohet.

Organizatorët përgatitën ushqime të ngrohta me kujdes maksimal, që të mbërrinin tek ata që vërtet kanë më së shumti nevojë, sidomos në këtë periudhë të vështirë të vitit kur sfidat socio–ekonomike bëhen edhe më të dukshme.

Me afrimin e sezonit të Krishtlindjeve, aktet e tilla marrin edhe më shumë peshë emocionale dhe humane, duke u kthyer në një dritë shprese për njerëzit që janë përballur me vështirësi të shumta.

Nisma e sotme tregoi edhe një herë se komuniteti është më i fortë kur vepron i bashkuar. Një gjest i vetëm – një vakt i ngrohtë, një buzëqeshje, një moment vëmendjeje – mund të sjellë shpresë dhe një ndjenjë feste për dikë që prej kohësh nuk e ka ndier atë.

Avni Hafuzi, me shpirtin e tij të pandalshëm, vazhdon të frymëzojë dhe të udhëheqë me shembull, duke i rikujtuar të gjithëve se vlerat njerëzore nuk kufizohen nga kombësia, por bashkojnë zemrat. Dhe pikërisht për këtë arsye, figura e tij gëzon respekt të thellë kudo, në Hungari dhe mes bashkëkombasve shqiptarë.

( Foto nga z.Avni Hafuzi)

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit