5 C
Zurich
Friday, November 28, 2025
spot_img
spot_img

AUTORI ISMAIL QEMAL VLORA

Duhet ti lexosh

Nga Dr. Evarist Beqiri

Në fillim të viteve 1900, kur Ismail Qemal Vlora ishte në azil vullnetar politik në Bruksel, mori për disa kohë drejtimin e gazetës “Albania”, më pas ia la sërish drejtimin e saj Faik Konicës.

Ndërkohë, ai filloi të botone gazetën “Shqipnia”. Ai ishte kryeredaktori i gazetës që botohej në Bruksel në 3 gjuhë, shqip, greqisht dhe osmanisht. Shkrimet e tij trajtojnë kryesisht çështjen e zgjimit të ndërgjegjjes kombëtare shqiptare në prag të rrëzimit të Perandorisë Osmane.

Kësaj periudhe i përket edhe një libër i shkruar nga Ismail Qemali. Ai u botua në osmanisht në vitin 1900, dhe u përkthye në frëngjisht, anglisht dhe arabisht një vit më vonë, çka tregon ndikimin e tij të rëndësishëm. Vlera e këtij botimi theksohet edhe në një letër të ambasadorit britanik në Kostandinopojë, Sir Nicholas R. O’Conor, dërguar kryeministrit Lord Salisbury. Një version i shkurtuar në anglisht u botua gjithashtu në “The Fortnightly Review”, një nga periodikët më të rëndësishëm britanikë të kohës.

Libri i Ismail Qemalit “Çështja Transvaalit ose Roli Civilizues i Britanisë së Madhe nga një Perspektivë Myslimane”, është një traktat për marrëdhëniet ndërkombëtare. Dy ishin motivet kryesore të shkrimit të këtij libri. Evidentimi i rolit të Britanisë së Madhe si fuqi civilizuese dhe sigurimi i mbështetjes britanike për çështjen shqiptare. Shqiptarët ishin i vetmi komb ballkanik pa përkrahjen e Fuqive të Mëdha në përpjekjen e tyre për liri. Vetëm një dekadë më vonë, ai do të shpallte Pavarësinë e Shqipërisë. 

Sipas biografisë së tij zyrtare osmane, Ismail Qemali është autor edhe i revistës “Aplikimi Ideve”, ku trajtonte tema filozofike dhe shkencore, si edhe i një studimi juridik mbi burgosjen për borxhe.

Më herët, gjatë shërbimit të tij në Vilajetin e Danubit, Ismail Qemali mbajti tre detyra kyçe: Drejtor i Departamentit të Çështjeve Politike, Shef i Zyrës së Korrespondencës dhe Kryeredaktor i gazetës Le Danube/Tuna /Dunav (1865–1877).

Kjo ishte gazeta e parë zyrtare e një vilajeti në Perandorinë Osmane. Ajo krijua për të mbështetur politikat e administratës provinciale. Ajo botohej njëkohësisht në turqisht osmane dhe bullgarisht, me redaktorë nga të dy komunitetet.

Kryeredaktorët e saj ishin Ismail Qemali dhe Ahmed Midhat Efendi, ky i fundit një nga figurat më të njohura të gazetarisë dhe letërsisë osmane të fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX.

Ndërkohë, më 1920, u botua në Londër, libri me kujtimet e Ismail Qemal Bej Vlorës, në formën e një autobiografie me redaktimin e gazetarit Sommerville Story, dhe me parathënien e autorit amerikan William Morton Fullerton me titullin “The Memoirs of Ismail Kemal Bey”. Domethënës është fakti që Ismail Qemal Vlora është i vetmi personalitet i shquar i Perandorisë Osmane, kujtimet e të cilit janë botuar pikësëpari në anglisht, transmeton Gdielli.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit