POSTIMET E FUNDIT

Atletico thyen akullin, fiton më në fund në La Liga pas një muaji

Pas 4 humbjesh rresht, Atletico Madrid është rikthyer te fitorja në La Liga, duke mundur 3:2 Athletic Bilbao, në sfidën e luajtur në “Metropolitano”, e vlefshme për javën e 33-të në La Liga. Fillimisht ishin baskët ata që kaluan në avantazh dhe e mbyllën pjesën e parë në favorin e tyre 0-1. Aitor Paredes shënoi me kokë në minutën e 23-të, pas një krosimi të ardhur nga goditja e këndit. Atletico Madrid përmbysi shifrat në fillim të pjesës së dytë. Fillimisht, Antoine Griezmann shënon në minutën e 49-të dhe barazon shifrat 1-1.

Në minutën e 54-të, Alexander Sorloth shënon golin e dytë dhe të avantazhit, pas asistit të Alex Baena.

Në minutat shtesë, Sorloth vulos dopietën e tij dhe avantazhin 3-1 për Atletico Madridin. Në minutën e fundit shtesë, Guruzeta shënon golin e dytë për baskët. Atletico fiton 3-2 dhe tani fokusi do të jetë te gjysmëfinalja e parë ndaj Arsenalit në Champions League./BS

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB