9 C
Zurich
Thursday, December 11, 2025
spot_img
spot_img

Atalanta e Gjimshitit trondit Chelsean

Duhet ti lexosh

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar fitore të madhe (0:1) ndaj Interit, në ndeshjen kryesore të mbrëmjes së sotme në kuadër të xhiros së gjashtë të Champions League në futboll.

Ndeshjet 

Atalanta – Chelsea 2:1 (0:1)
Barcelona – Eintracht 2:1 (0:1)
Interi – Liverpooli 0:1 (0:0)
Monaco – Galatasaray 1:0 (0:0)
PSV – Atletico 2:3 (1:1)
Royale Union SG – Marseille 2:3 (1:2)
Tottenham – Slavia 3:0 (1:0)
Bayerni – Sportingu 3:1 (0:0)

Liverpooli u paraqit pa Muhamed Salah i cili u la jashtë për shkak të deklaratës së tij kundër trajnerit.

Në minutën e 88-të, Interi tronditet ku Dominik Szoboszlai shënoi nga penalltia për fitoren e skuadrës angleze.

Arsenali kryeson me 15 pikë, pasojnë Bayerni 15, Atalanta 13, PSG 12, Interi 12, Real Madridi 12, Atletico Madridi 12, Liverpooli 12, Tottenhami 11 pikë etj.

Barcelona ndali tre pikë në duel me Eintracht Frankfurtin, duke triumfuar me rezultat 2:1.

Katalunasit shënuan fitore me përmbysje.

Për skuadrën gjermane realizoi Ansgar Knauff (21′) dhe për Barcelonën Jules Kounde (50′ e 53’).

Atletico Madridi kthehet me tre pikë të mëdha, duke e mposhtur me rezultat 3:2 ekipin holandez, PSV.

Për vendasit shënoi Guus Til (10’), Ricardo Pepi (85′) dhe për Atleticon Julian Alvarez (37′), David Hancko (52′), Alexander Sorloth (56’).

Futbollisti Berat Gjimshiti u paraqit standard për Atalantën në fitoren e madhe me rezultat 2:1 ndaj Chelseat. Gianluca Scamacca (55′), Charles De Ketelaere (83’) shënuan për skuadrën nga Bergamo dhe Joao Pedro (26’) për Tottenhamin.

Tottenhami ngadhënjeu me rezultat 3:0 ndaj Slavia-s së Pragës.

Golat i realizuan Zima (26′ – autogol), Kudus (50′), (79’ – nga penalltia).

88′ Liverpooli trondit Interin, Dominik Szoboszlai shwnon nga penalltia.

85′ Ricardo Pepi ngushton rezultatin e Atleticos.

83′ Charles De Ketelaere realizon për Atalantën, 2:1.

80’ Tottenhami avancon me 3:0, golat i realizuan Zima (26′ – autogol), Kudus (50′), (79’ – nga penalltia).

Ndeshjet 

Atalanta – Chelsea 2:1 (0:1)
Barcelona – Eintracht 2:1 (0:1)
Interi – Liverpooli 0:1 (0:0)
Monaco – Galatasaray 1:0 (0:0)
PSV – Atletico 2:3 (1:1)
Royale Union SG – Marseille 2:3 (1:2)
Tottenham – Slavia 3:0 (1:0)
Bayerni – Sportingu 3:1 (0:0)

75′ Shumë gola, rivalitet në secilën ndeshje.

68′ Atletico po shkon drejt fitores.

66′ Shumë gola në pjesën e dytë.

60′ Ndeshje të forta.

56′ Atletico po feston, Alexander Sorloth shënon për 1:3.

55′ Gianluca Scamacca realizon për Atalantën.

53′ Jules Kounde sërish shënon, 2:1 për Barcelonën.

52′ David Hancko  shënon për Atleticon.

50′ Jules Kounde shënon për Barcelonën.

47′ Fillojnë pjesët e dyta.

Përfundojnë pjesët e para.

45” Minuta e fundit e pjesës së parë.

37′  Julian Alvarez shënon për Atleticon, 1:1.

29′ Ndeshje të nira.

26′ Joao Pedro, autor i golit te Chelseat.

21′ Ansgar Knauff realizon, shtang katalunasit.

20′ Eintracht po i reziston Barcelonës deri me tash.

Kairat – Olympiacos 0:1 (0:0)

20′ Pa gola në Milano pa gola në Barcelonë.

16’ Barcelona e do me ngulm epërsinë.

13’ Nuk ka gola në përballje Inter – Liverpool

10’ PSV është në epërsi ndaj Atletico Madridit. Skuadra e Simeones e ka nisur keq ndaj ekipit nga Holanda. Autor i golit është Guus Til.

6’ Pritet lojë të forta në secilën përballje.

2′ Fillojnë ndeshjet.

Gjithçka gati.

Sonte zhvillohet një nga superndeshjet e sotme të Champions League.

Nënkampioni i Evropës, do të jetë nikoqir i kampionit të Anglisë, Liverpool në një ndeshje që do të dhurojë spektakël. /K.Goca/BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme