3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Asnjë nuk më thërret më mirë se Ai

Duhet ti lexosh

Nga: Saranda Teresa Bruno

Asnjë zë s’më qetëson,

asnjë përqafim s’më mbush,

asnjë emër s’më ringjall…

si Ai që më njeh më thellë se vetja ime.

Në heshtjen time, Ai flet.

Në dobësinë time, Ai forcon.

Në lotët e mi, Ai gjen lutje,

e në buzëqeshjen time, shkëlqen hiri i Tij.

Asnjë nuk më thërret më mirë se Ai

jo me fjalë të mëdha,

por me dashurinë që s’ka kufij,

me paqen që s’e jep askush tjetër.

Kur bota më harron,

kur njeriu më gjykon,

vetëm Ai më kujton se jam bijë e Tij,

e dashur, e falur, e bekuar.

Baden 18/08/25

Foto ilustrim

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit