7.8 C
Zurich
Wednesday, December 10, 2025
spot_img
spot_img

ASHAK-u shënon 50 vjetorin e themelimit, Begaj pjesë e ceremonisë

Duhet ti lexosh

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj po qëndron për vizitë në vendin tonë. Ai sot do të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të  50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Në ceremoni do të jetë e pranishme edhe e para e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani. Kreu i shtetit shqiptar, një ditë më parë qëndroi në Rahovec ku nga kryetari i kësaj komune, Smajl latifi u dekorua me “Medaljen e Lirisë” me motivacionin: “Për kontributin atdhetar e humanist, për rolin e tij në mbrojtjen e vlerave kombëtare shqiptare në të gjitha etapat e historisë sonë, për angazhimin e vazhdueshëm në afirmimin kombëtar e ndërkombëtar të çështjes shqiptare, si dhe për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e historike në trojet etnike shqiptare.”

Për arsye të kësaj vizite, Policia e Kosovës të martën bëri të ditura se disa segmente rrugore do të mbyllen përkohësisht, raporton Klankosova.tv.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve apo takimeve sipas agjendës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore, ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, u tha në njoftimin e djeshëm të forcave të rendit, transmeton BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme