-2.6 C
Zurich
Sunday, January 4, 2026
spot_img
spot_img

ASHAK, nderon akademikun Nexhat Daci

Duhet ti lexosh

Në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, sot, u mbajt një mbledhje komemorative në respekt të jetës dhe veprës së akademik Nexhat Dacit, i cili u nda nga jeta të enjten.

Në këtë ceremoni morën pjesë personalitete nga jeta akademike, shoqëroro e politike, familjarë e miq të familjes Daci.

Justina Shiroka-Pula, kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, pasi përshëndeti të pranishmit në këtë ceremoni, foli për jetën dhe veprën e akademik Dacit.

“Akademik Nexhat Daci prezanton brezin e intelektualëve që përmes dijes dhe autenticitetit akademik kontribuon në krijimin e themeleve të shtetit dhe institucioneve të tij. Kontributi i tij nuk kufizohet vetëm në kufijtë e studimeve dhe kërkimeve shkencore, por shtrihet edhe në krijimin dhe forcimin e institucioneve akademike”, tha pos tjerash Shiroka-Pula.

Për jetën dhe veprën e akademik Nexhat Dacit foli edhe nënkryetari i ASHAK-së, Fejzullah Krasniqi. Ai prezantoi biografinë e gjerë dhe të begatë të akademikut Daci, tha se lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka tronditur thellë komunitetin akademik dhe qytetarët e Kosovës.

Ndërsa sekretari i Seksionit të Shkencave të Natyrës, profesori Enver Hamiti, theksoi rolin e rëndësishëm të akademik Dacit, në shkencë dhe në ndërtimin e institucioneve akademike. Ai me këtë rast lexoi telegramin e Kryesisë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ku Daci përkujtohet për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e shkencës dhe kimisë.

Në emër të familjes, e bija e akademikut Daci, Majlinda Daci, falënderoi të pranishmit për nderimin dhe respektin e treguar.

Akademikut, njëherësh, ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, të premten i është dhënë lamtumira e fundit me ceremoni shtetërore në Prishtinë, pas ndarjes nga jeta të enjten në moshën 81-vjeçare.

Daci u varros në varrezat e lagjes Arbëri, në praninë e krerëve të shtetit, udhëheqësve institucionalë, akademikëve, familjarëve dhe miqve.

Gjatë ditës, dje, janë mbajtur homazhe në ambientet e Kuvendit dhe është organizuar Akademi Përkujtimore në nder të tij, transmeton rtk.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme