BallinaDiasporaArtistët e Ansamblit Popullor japin shfaqje në Italinë e Veriut

Artistët e Ansamblit Popullor japin shfaqje në Italinë e Veriut

-

Teksa salla e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit gëlon nga Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit, në Bolzano dhe Rovereto të Italisë, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore dhuroi shfaqje të jashtëzakonshme.

Sallat u mbushën plot nga një publik bashkatdhetarësh të ngazëllyer të cilët ndoqën një program të larmishëm me këngë dhe valle nga të gjitha trevat shqiptare.

Artistët e Ansamblit Popullor u bënë urë mes kulturave, duke sjellë për publikun shqiptar dhe atë ndërkombëtar shpirtin, ngrohtësinë dhe krenarinë e trashëgimisë kombëtare.

Koncertet në Italinë e Veriut ishin të jashtëzakonshme. Interpretimi i artistëve të AP me gjallërinë, energjinë dhe shpirtin e traditës shqiptare, bëri që publiku t’i shoqëronte duke qëndruar në këmbë gjatë shfaqjeve. Ndërkohë, Orkestra Simfonike e TKOBAP-së ndodhet në Bolonjë, ku po përgatitet për pjesëmarrjen në Respighi Festival 2025, një nga ngjarjet më prestigjioze të muzikës simfonike në Evropë, transmeton atsh.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Aksident tragjik në Spanjë, humb jetën një 20-vjeçar – në makinë...

0
VALENCIA, SPANJË – Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar të enjten pasdite në Oliva, në rajonin e Valencias në Spanjë, ku përplasja mes...