2.6 C
Zurich
Sunday, February 1, 2026
spot_img
spot_img

Arti shqiptar ndriçon Toronton: Ekspozita e Altin Muçiqit mbledh komunitetin në një mbrëmje kulturore

Duhet ti lexosh

Siç bën me dije helveticALforum.ch, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kanada, znj. Artemis Malo, mori pjesë në një mbrëmje kulturore të zhvilluar në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Toronto.

Aktiviteti mblodhi artdashës, diplomatë dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në Kanada, të cilët patën mundësinë të vizitojnë ekspozitën personale të piktorit Altin Muçiqi. Në këtë ekspozitë u prezantuan vepra të realizuara me një paletë të pasur ngjyrash, që tërhoqën vëmendjen dhe vlerësimin e publikut të pranishëm.

Veprat e Altin Muçiqit shquhen për energjinë e tyre vizuale, lëvizjen e lirë të penelit dhe interpretimin emocional të peizazheve dhe motiveve shqiptare. Ngjyra dhe drita ndërthuren në mënyrë harmonike, duke krijuar thellësi, dinamizëm dhe ndjesi reflektimi, elemente që i japin veprës një identitet të veçantë artistik.

- Advertisement -

Kjo mbrëmje kulturore u vlerësua si një tjetër shembull i suksesshëm i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe i promovimit të artit shqiptar në diasporë. Ajo solli ngrohtësi, art dhe frymë bashkimi në zemër të komunitetit shqiptar në Toronto, duke forcuar lidhjet kulturore dhe identitare përtej kufijve, transmeton helveticALforum.ch

- Advertisement -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme