-1.5 C
Zurich
Wednesday, January 21, 2026
spot_img
spot_img

Arsenal i pamposhtur në fazën e Ligës

Duhet ti lexosh

Arsenali është skuadra perfekte e këtij edicioni në ligën e kampionëve, pasi po zhvillon një rrugëtim mbresëlënës, ku i ka fituar të shtata ndeshjet e para në fazën e ligës. Londinezët morën një triumf të rëndësishëm të martën në transfertë ndaj Interit, në një duel tejet të luftuar.

Në tërësi të besuarit e Mikel Artetës luajtën më mirë se kundërshtari, ndërsa arritën të gjejnë avantazhin me Jesus në minutën e 10. Sucic riktheu ekulibrat përkohësisht pasi sulmuesi brazilian do të siguronte dopietën, duke realizuar dhe një herë tjetër në portën e Sommer.

Pjesa e parë përfundoi 1-2, por dhe në të dytën Arsenal ishte më superior dhe konkretizoi me Gyokeres 6 minuta para fundit duke vulosur fitoren, e cila është e shtata në po aq ndeshje të luajtura. Për Interin kjo ishte humbja e tretë në Champions League.

Surpriza e mbrëmjes mund të konsiderohet Bodo/Glimt që i dha një shuplakë Man Cityt, pasi i mposhti anglezët 3-1 në Norvegji. Real Madrid nuk e diskutoi aspak Moncaon dhe me një Mbappe në superformë, e Vini Jr në lartësinë e duhur fitoi 6-1. PSG ra në tokën portugeze, aty ku Sportingu vendës e mposhti 2-1. Club Brugge, Olympiacos, Ajax e Tottenham po ashtu morën fitore të rëndësishme për fazën ku ndodhen, teksa i vetmi duel i përfunduar në paqe ishte Kopenhagen-Napoli, transmeton euronewsal.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme