Të dashur prindër, anëtarë dhe miq të Ansamblit “TROJET”,
Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ansambli “TROJET” ju uroi nga zemra këtë ditë të shenjtë për kombin tonë. 17 Shkurti është një kujtesë e sakrificës, e qëndresës dhe e ëndrrës së një populli që nuk u dorëzua kurrë. Është dita kur liria mori emër dhe shteti ynë mori frymë të lirë.
Në këtë përvjetor, ne përulemi me respekt para dëshmorëve, luftëtarëve të lirisë dhe të gjithë atyre që dhanë gjithçka për këtë ditë. Falë tyre, sot ne këndojmë, vallëzojmë dhe rrisim breza me krenari.

Si Ansambli “TROJET”, ndihemi të bekuar që përmes artit ruajmë dhe përcjellim dashurinë për atdheun te fëmijët tanë. Çdo hap në skenë, çdo këngë dhe çdo veshje tradicionale është një premtim se identiteti ynë do të jetojë brez pas brezi.
Faleminderit prindërve për besimin, anëtarëve për shpirtin që i japin ansamblit dhe miqve për mbështetjen e vazhdueshme. Së bashku po rrisim një familje që jeton me zemër shqiptare.
Urime 18-vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës! Lavdi përjetë atyre që na e falën lirinë! Gëzuar Kosovë!
Në emër të Ansamblit “TROJET”
Zeqë Gashi, president i Ansamblit “Trojet” me qendër në Winterthur të Zvicrës




