2.1 C
Zurich
Tuesday, January 13, 2026
spot_img
spot_img

Ansambli ‘Trojet’ do të japë një program artistik para pasardhësit të Ismail Qemal Bej Vlorës në mbrëmjen e Langenthalit

Duhet ti lexosh

Nga Dahest LUMA, Winterthur

Të shtunën, më 17 janar 2026, në Langenthal, do të mbahet një mbrëmje e veçantë kulturore që do të sjellë së bashku artin, kulturën dhe historinë shqiptare në diasporë. Ngjarja do të përfshijë promovimin e librit më të ri “Udhëtim drejt rrënjëve” dhe një program solemn artistik, ku do të performojë Ansambli i njohur “Trojet”, duke nderuar me prezencën e tij pasardhësin e Ismail Qemal Bej Vlorës, z. Darling Vlora.

Si risi të tjera, në këtë mbrëmje do të ndahet edhe Ikona e Diasporës, ndërsa do të prezantohet gjithashtu një libër i dytë, me 600 faqe, i punuar me finesë dhe përgatitje të lartë, i cili do të zbardhet për publikun vetëm më 17 janar. Ky kombinim i vlerave kulturore, festivitetit dhe misterit e bën këtë ngjarje një moment të veçantë për komunitetin shqiptar në diasporë. Siç ka mësuar HelveticAlforum.ch, nga presidenti i këtij ansambli, z. Zeqë Gashi, “Trojet” do të paraqitet me një program të përzgjedhur artistik, me qëllim nderimin e organizatorëve, mysafirëve dhe në veçanti pasardhësit të Ismail Qemal Bej Vlorës, z. Darling (Draling) Vlora.

Sipas burimeve të HelveticAlforum.ch, programi përfundimtar artistik i ansamblit do të bëhet i ditur mbrëmjen e së premtes, pasi drejtuesit dhe artistët e ansamblit janë duke përzgjedhur pika nga repertori i tyre i pasur dhe përfaqësues, në përputhje me karakterin solemn të mbrëmjes.

Mbrëmja e veçantë kulturore do të mbahet të shtunën, më 17 janar 2026, në Langenthal, dhe përfshin promovimin e librit më të ri “UDHËTIM DREJT RRËNJËVE”, si dhe një program nderimi dhe reflektimi kulturor.

Ngjarja do të fillojë në ora 19:00 me apero, ndërsa programi zyrtar nga ora 19:30. Qëllimi i kësaj mbrëmjeje është të bashkojë personalitete të jetës kulturore, publike dhe shoqërore, miq të librit, si dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në diasporë.

Përveç promovimit të librit, eventi përfshin edhe një moment solemn dhe simbolik, i cili do të mbetet surprizë për të pranishmit, si dhe një program kulturo-artistik modest, i realizuar me kujdes për të ruajtur frymën festive dhe dinjitetin e mbrëmjes.

Programin do ta nderojnë me pjesëmarrjen e tyre figura të njohura, ndër të cilët:

  • Darling Vlora, pasardhës i Ismail Qemal Bej Vlorës
  • Arsim Mulliqaj, publicist i mirënjohur
  • Autorët: Dashnim Hebibi dhe Florim Useini
  • si dhe artistë e personalitete të tjera nga fusha e kulturës dhe jetës publike

Libri “Udhëtim drejt rrënjëve” ka 400 faqe, libri tjerër me 600 faqe dhe janë botuar nga shtëpia botuese “Libri im”, me editor Berat Thaçi, me qendër në Pejë, ndërsa redaktor teknik është Xhavit Thaçi.

Ngjarja organizohet në frymën e miqësisë, bashkëpunimit dhe mirënjohjes, duke përfaqësuar një moment të rëndësishëm për promovimin e vlerave kulturore dhe identitare shqiptare në diasporë.

Adresa:
Alte Mühle
Mühleweg 23
4900 Langenthal, Zvicër

Info: 078 240 50 00

Ju mirëpresim!

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme