6.5 C
Zurich
Monday, February 9, 2026
spot_img
spot_img

Angela Kosta nderohet me Çmim Ndërkombëtar në Festivalin “Menotti Art – Spoleto”

Duhet ti lexosh

Përgatiti Dashnim HEBIBI, Romë

Poetja, shkrimtarja dhe ambasadorja e kulturës shqiptare që jeton dhe vepron në Itali, znj. Angela Kosta, është nderuar me një çmim të rëndësishëm ndërkombëtar në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar “Menotti Art – Spoleto”, në ceremoninë e zhvilluar më 5 shkurt, në Sallën e Kongreseve të “Marriott Grand Hotel Flora” në Romë.

Znj. Kosta u vlerësua me Certifikatën dhe Medaljen e Çmimit Ndërkombëtar “Të komunikosh me Europën”, duke u nderuar njëkohësisht edhe me titullin Ambasadore e Kulturës dhe Dr. Honoris Causa, vlerësime të mbështetura nga institucione dhe organizata evropiane, mes tyre Bashkimi Evropian, Parlamenti Evropian, Menotti Art Festival International, Shoqata e të Rinjve Evropianë, Instituti Evropian dhe fondacione të ndryshme kulturore ndërkombëtare.

- Reklama -

Për shkak të pamundësisë për të qenë personalisht e pranishme në ceremoni, çmimi u pranua dhe u tërhoq në emër të saj nga Presidenti i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Dr. Aleksandër Çipa, i cili përfaqësoi znj. Kosta në këtë aktivitet ndërkombëtar, duke marrë certifikatën dhe medaljen e akorduar për kontributin e saj në promovimin e kulturës dhe letërsisë shqiptare në arenën evropiane. Prania dhe përfaqësimi i tij në këtë ceremoni u vlerësua si një akt domethënës bashkëpunimi dhe mbështetjeje për figurat e kulturës shqiptare që kontribuojnë jashtë vendit.

Në mesazhin e saj të mirënjohjes, znj. Kosta falënderoi në mënyrë të veçantë Dr. Aleksandër Çipën për prezantimin dhe pranimin e çmimit në emrin e saj, si dhe shprehu mirënjohje për Presidentin e Çmimit Europarlamentar, Prof. Luca Filipponi, dhe Zëvendëspresidenten Sabrina Morelli, për vlerësimin e dhënë.

Ky nderim ndërkombëtar konsiderohet një arritje e rëndësishme jo vetëm për krijimtarinë e Angela Kostës, por edhe për promovimin e kulturës shqiptare në hapësirën evropiane, duke dëshmuar rolin gjithnjë në rritje të artistëve dhe intelektualëve shqiptarë në dialogun kulturor ndërkombëtar.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme