0.9 C
Zurich
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Amir Rrahmani me Napolin e fitojnë Superkupën e Italisë

Duhet ti lexosh

Napoli ka fituar Superkupën e Italisë për herë të tretë në histori dhe kjo është hera e parë me Antonio Conten në stol. Në finalen e zhvilluar në Riad, skuadra napolitane mposhti 2:0 Bologna-n e Vincenzo Italianos, falë një nate fantastike të brazilianit David Neres.

Neres hapi rezultatin në minutën e 39-të me një goditje të majtë të saktë që përfundoi në kryqëzimin e shtyllave, duke i dhënë avantazh Napolit në pjesën e parë.

Në fillim të pjesës së dytë, sulmuesi brazilian ishte i shpejtë të kapte pasimin e Ravaglias për Lucumì dhe me një prekje të lehtë shënoi golin e dytë, duke vulosur fitoren dhe ‘dipietën’ personale. Napoli dominoi lojën pa shumë histori, duke treguar superioritet ndaj një Bolonje që nuk arriti të krijonte raste të rrezikshme.

Kjo fitore i siguron Napolit një trofe të ri, duke theksuar edhe më tej rikthimin e skuadrës napolitane në majat e futbollit italian nën drejtimin e Conte-s.

Për Napolin, kapiteni i Kosovës dhe qendërmbrojtësi Amir Rrahmani kompletoi tërë ndeshjen.

Ai e fitoi trofeun e tij të tretë me klubin italian.

Rrahmani ishte një nga më të mirët në fushën e lojës për Napolin./BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme