BallinaDiasporaAmbasadori Ylber Sela uron 22 Nëntorin – Ditën e Alfabetit Shqiptar

Ambasadori Ylber Sela uron 22 Nëntorin – Ditën e Alfabetit Shqiptar

-

Berlin, 22 Nëntor 2025 – Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Berlin, Prof. Dr. Ylber Sela, ka përcjellë urimin e tij me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, një nga datat më të rëndësishme të kulturës dhe identitetit kombëtar shqiptar.

Në një mesazh të bërë publik sot, ambasadori Sela u shpreh:

“Të shkruajmë drejt e bukur fjalën shqipe është nderimi më i madh që mund t’i bëjmë gjuhës sonë.” Ai gjithashtu publikoi një fotografi nga mësimi plotësues i gjuhës shqipe në Berlin, ku fëmijët e komunitetit shqiptar zhvillojnë aktivitete kulturore dhe arsimore kushtuar ruajtjes së gjuhës amtare.

Ambasadori theksoi rëndësinë e vazhdimësisë së mësimit të gjuhës shqipe në diasporë, duke vlerësuar përkushtimin e mësueseve, prindërve dhe institucioneve që mbështesin edukimin gjuhësor të brezave të rinj.

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, e cila shënohet çdo 22 Nëntor, kujton Kongresin e Manastirit të vitit 1908, ku u unifikua alfabeti shqip—bazë historike për zhvillimin e arsimit, kulturës dhe identitetit shqiptar, transmeton helveticALforum.ch

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Çfarë do të ndryshonin në jetën e tyre? Sondazhi zbulon dëshirat...

0
Një sondazh i ri në Zvicër tregon se shumë njerëz do të dëshironin të kishin vepruar më herët për të realizuar ëndrrat e tyre....