Nga Dashnim HEBIBI
Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Shkëlqesia e tij Rexhep Demiri, mori pjesë më 14 janar 2026 në pritjen tradicionale të Vitit të Ri për trupin diplomatik të akredituar në Bernë, një ngjarje prestigjioze e organizuar nga Presidenti i Konfederatës Zvicerane, z. Guy Parmeli
Gjatë këtij takimi diplomatik, ambasadori Demiri shfrytëzoi mundësinë për të falënderuar Presidentin Parmelin për miratimin e fundit të Marrëveshjes së EFTA-s nga Këshilli Kombëtar të Zvicrës. Ai gjithashtu përcolli urimet më të mira për vitin 2026, duke theksuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve.

Ky takim reflekton angazhimin e vazhdueshëm të diplomacisë maqedonase për të thelluar bashkëpunimin ekonomik, politik dhe kulturor me Zvicrën, duke theksuar edhe një herë rolin e ambasadorit si urë lidhëse midis dy shteteve. / helveticALforum.ch




